E vdekur për 20 minuta, 29-vjeçarja tregon se çfarë përjetoi përpara se të kthehej në jetë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03.01.2019, 16:58

Një skiatore britanike ka arritur të mbijetojë pasi u varros e gjallë poshtë një orteku dhe u deklarua klinikisht e vdekur. 29-vjeçarja, Rhianna Shaw mbeti e mbuluar nga bora për rreth 15 minuta pas aksidentit në malet austriake.

Sipas ekpsertëve, dikush që mbetet i zënë poshtë borës, në thellësi, për më shumë se 8 minuta ka një shans mbijetese prej 6 për qind.

Shaw, nga Chichester,Sussex-i lindor, tregoi dje për herë të pare se eksperienca e saj ishte absolutisht e tmerrshme pasi as nuk mund të lëvizte dhe as nuk mund të bërtiste për të kërkuar ndihmë.

Ajo tregoi se e vetmja gjë ndiente ishte një peshë e rëndë në trup dhe më pas thjesht hoqi dorë dhe vendosi të ndalonte se marri frymë.

Sa i përket faktit që ajo për 20 minuta ishte klinikisht e vdekur, skiatorja tregoi se ishte një ekpsriencë paqësore dhe po mendonte se ishte duke parë ëndërr.

Rhianna tregon:

U përpoqa që të bërtisja, por pastaj e kuptova që askush nuk mund të më dëgjonte. Kështu që vendosa të ndaloja së marri frymë. Dhe, çdo gjë u bë aq paqësore. Fillova të ecja përgjatë një rruge në një pyll të qetë. Ishte shumë qetësi, dhe dukej sikur në tokë ishte një lloj dëbore, ndryshe nga ajo që njohim ne."

Sipas mjekëve, ajo kishte vdekur, por, truri i saj vazhdonte të punonte. Rihanna beson se ajo ishte e vetëdijshme për të paktën pesë minuta para se të hynte në vdekje klinike.

Ekspertët sygjerojnë se ne të mbetemi 'të bllokuar' brenda trupit tonë edhe pasi zemra resht së rrahuri. JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit