Mund të keni dëgjuar shpesh që konsumimi i shishave është i padëmshëm, por mjekët dhe studimet e kryera thonë të kundërtën.
Sipas një kërkimi të ri, tymosja e nargjiles, rrit shanset për t’u sëmurur me diabet dhe obezitet si dhe është më keq të pish një paketë të tërë me cigare.
Në studimin e kryer, personat që thithën tymin e “ëmbël” të nargjiles rezultuan më shumë të ekspozuar ndaj diabetit të tipit dy dhe rritjes së yndyrave, në krahasim me ata që nuk e provuan fare.
Rezultoi gjithashtu se prirja e duhanit nuk është e lidhur me obezitetin, sindromën metabolike, dyslipidemia-n apo diabetin.
Paralajmërimet janë bërë nga ekspertët në shkollat Mjekësore në Brighton dhe Sussex. Rezultatet e studimit, në të cilën morën pjesë edhe akademikë nga universiteti i Iranit, u publikuan në gazetën, Diabetology and Metabolic Syndrome.
Në eksperimentet e kryera morën pjesë 9,840 persona, një pjesë e tyre ishin konsumues, jo konsumues, ish konsumues të duhanit dhe nargjiles. JOQ Albania