Varësia ndaj rrjeteve sociale dhe pajisjeve teknologjike në tërësi po bëhet aq shqetësuese sa vetë këto rrjete po sjellin mënyra për menaxhimin e kohës para ekranit.
Në fillim ishte Instagram ai që solli tabelat e menaxhimit të kohës të cilat kanë si qëllim të ndihmojnë përdoruesit të menaxhojnë varësinë e tyre ndaj platformës. Më pas Facebook solli të njëjtën veçori në aplikacionin e vet.
Ndërsa vetë Apple dhe Google prej pak kohësh tashmë kanë sjellë aplikacionet si Screen Time apo Digital Wellbeing te cilat u krijojnë përdoruesve të iOS dhe Android-it mundësinë e menaxhimit të kohës që shpenzojnë përpara celularit.
Google thotë se rreth 70% e përdoruesve të Android-ve që u pyeten për këtë temë, duan të gjejnë një ekuilibër më të mirë në përdorimin e teknologjisë.
Ndërkohë një përdorues i Android ka rrëfyer:
Pavarësisht se duket vështirë për t’u arritur, ekspertet mendojnë se 2019-ta mund të jetë viti kur njerëzit do fillojnë të shqetësohen seriozisht për kohën që shpenzojnë përpara pajisjeve celulare. JOQ Albania