Babagjyshët e JOQ Albania “pushtojnë” Tiranën me dhurata

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.12.2018, 15:26

Të shohësh gëzim në sytë e fëmijëve të familjeve të varfra është një ndjesi e papërshkrueshme...

Festat kanë mbërritur dhe asgjë nuk mund t'jua ngrohë më shumë zemrën anëtarëve të familjeve të varfra kur shohin që nuk janë lënë në harresë totale...

Se ka ende njerëz që me mundësitë që kanë, sado të pakta të jenë, ofrojnë, japin, për t'ua bërë këto ditë më të festueshme e më të bukura.

Familje të varfra, të lënë në harresë totale, janë vënë ditën e djeshme në fokusin e stafit të JOQ dhe detyra fisnike e bamirësisë është përmbushur me vullnet dhe përkushtim nga dy babagjyshë që kanë shpërndarë dhurata dhe ndihma për fëmijët.

Udhëtimi me synimin për të bërë të lumtur disa persona, ka nisur në periferi të Tiranës në disa familje që jetonin në gjendje të mjerueshme dhe më pas është përhapur deri në rrugët e kryeqytetit.

Të dhurosh është një ndjesi që nuk mund të zëvendësohet, është një ndjesi që të bën të ndihesh i plotësuar dhe i lumtur duke parë që ti po bën diçka, diçka që shteti ka kohë që s'e bën...

Shpresojmë që t'u kemi sjellë sado pak lumturi dhe të kemi qenë ndihmë për këta persona, të cilët me sytë e tyre pasqyrojnë një dritë shprese në këto ditë të ftohta.

Shpresojmë vërtet se ky vend një ditë do të ketë minimizim të mjerimit për të na kursyer ne dhe të gjithë atyre që dhurojnë, përlotjen në sytë e atyre që kanë vërtet nevojë për ndihmë...

Stafi i JOQ Albania ju uron gëzuar festat!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit