E ngrirë deri në qelizën e fundit, kjo është 87-vjeçarja që ia dhuroi trupin shkencës

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15.12.2018, 21:23

Sue Potter, nënë e dy fëmijëve, e cila emigroi në SHBA pas i mbijetoi Gjermanisë naziste, ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare në Denver në vitin 2015.

Në vitin 2000, ajo mendoi se i kishte mbetur vetëm një vit për të jetuar, kështu që pranoi vullnetarisht që t’ia dorëzonte trupin Universitetit të Kolorados.

Sue ra dakord që, pas vdekjes, të balsamosej, të copëtohej dhe më pas të digjitalizohej në emër të shkencës e për qëllime mësimdhënieje.

Por, ajo përfundoi duke jetuar edhe 15 vite të tjera kështu që bëri filmime të vetes së saj në mënyrë që studentët të kishin mundësinë që ta njihnin gruan pas të dhënave mjekësore.

Ajo e vizitoi rregullisht laboratorin për të parë se si trupin e saj do të copëtohej dhe më pas do të fotografohej, ajo pa frigoriferin ku do të mbahej dhe ku do ta vizitonin studentët.

Pas vdekjes, trupi i saj u pre në 27.000 “feta” të holla sa qimet e flokëve për t'u shndërruar në një kufomë digjitale.

Tani, revista, National Geographic ka botuar një vështrim të brendshëm të udhëtimit të saj 15-vjeçar në botimin e janarit 2019 të revistës.

Nën titullin, “E ardhmja e mjekësisë”, historia e Sue Potter zbulon punën dhe emocionet si dhe jetën e gruas që qëndronte pas këtij eksperimenti shkencor. JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit