Protesta e studentëve të Universiteteve, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
Prestigjiozja New York Times i ka kushtuar një artikull kësaj proteste.
Në artikull thuhet se studentët kanë refuzuar dialogun dhe kërkojnë plotësimin e menjëhershëm të kërkesave të tyre.
Gazeta i ka mëshuar vendosmërisë së studentëve shqiptarë, të cilët sfiduan shiun të shtunën, ndërsa nuk pranuan pjesëtarë të partive opozitare. Artikulli vijon më tej me refuzimin e takimit të studentëve me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.
Në artikull thuhet gjithashtu se pagesa vjetore e universitet në Shqipëri shkon nga 200-450 mijë lek të vjetra.
Gazeta ka pasqyruar gjithashtu edhe solidarizimin e shqiptarëve, pasi disa prej tyre i sollën ushqim dhe ujë studentëve.
Artikulli thekson edhe datën 8 dhjetor 1990, si një ditë të shënuar, ku studentët shqiptarë rrëzuan komunizmin.