Bes Kallaku së bashku me Erjon Isain morën pjesë në moderimin e Këngës Magjike.
Pas festivalit, është zbuluar se aktori ka lidhje gjaku me një këngëtare të njohur.
Bëhet fjalë për Wendi Mancakun, e cila besohet të jetë kushërirë e Besit.
Ajo shpërndau një foto me aktorin, teksa e etiketon si "kusho".
Aktori i humorit krijoi ditën e djeshme mjaft polemika, pasi ishte tallur disi me reperin Stresi, i cili ndodhet në burg.