Lazio po kalon një moment të vështirë në Seria A dhe tifozët e kanë humbur besimin te skuadra, madje edhe vetë futbollistët duket se janë përçarë mes tyre.
Në takimin e fundit, ku Lazio u barazua nga Sampdoria 2-2 në minutën e 99, tifozeria u rebelua duke hapur edhe banderola raciste ndaj Milinkoviç-Saviç.
Ata e kanë quajtur ‘cigan serb’.
Tifozët kanë vënë në dyshim talentin e serbit, që e konsiderojnë si futbollist me talent fals që mendon vetëm për paratë.
Forma e dobët në kampionat, ka bërë që tifozeria të humbasë besimin te skuadra, madje edhe vetë futbollistët duket se janë përçarë mes tyre.