“Të dashur studentë, ju shikojnë si shpresë! Keni shans historik”

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 10.12.2018, 14:59

Nga Mentor KIKIA

Këto ditë kam takuar shumë njerëz që ju mbështesin dhe ju inkurajojnë për atë që po bëni. Ju shikojnë si shpresë për gjithçka. Më kujtojnë vitet 1990-1991, kur ne studentëve, qytetarët ishin gati të na lironin edhe vendet në tren.

Të dashur studentë!

Sot mund të protestohej para selisë së qeverisë për të kërkuar uljen e taksave për karburantet, pasi ne jemi vendi i tretë në Europë, me çmimin më të lartë, edhe pse jemi vendi më i varfër i kontinentit.

Sot mund të protestohej para Ministrisë së Transporteve, për skandalin e tenderit të Unazës, ku 18 milion Euro iu dhanë një kompanie fantazëm që s’ka asnjë punëtor e asnjë lopatë. Apo për koncensionet që kanë futur në borxhe edhe fëmijët tuaj që ende nuk kanë lindur.

Sot mund të protestohej para Prokurorisë së Përgjithshme, e cila hesht para çdo skandali që denoncohet zyrtarisht e publikisht. Në pritje të vettingut, ky institucion ngjan me një qendër azilkërkuesish, që presin vendimin e pranimit ose largimit.

Sot mund të protestohej para selisë së PD-së, për braktisjen e parlamentit dhe bllokimin e Reformës në Drejtësi.

Sot mund të protestohej para selisë së PS-së, PD-së, LSI-së për rezistencën heroike që po bëjnë për të mos realizuar reformën në sistemin zgjedhor, për të çliruar procesin nga diktatura e blerjes së votës dhe deformimit të zgjedhjeve nga paratë e korrupsionit dhe krimit.

Por, të bësh këto duhet pjekuri dhe kulturë demokratike, që ne si shoqëri, fatkeqsisht nuk i kemi. Ju e dini, në këtë vend kemi mbetur jo më shumë se 1.5 milion banorë. Shumica prej tyre nuk kanë protestuar asnjëherë dhe kanë marrë pjesë maksimumi në mitingje partish, me apo pa dëshirë. Shumë janë të moshuar. Ndërsa ata që punojnë në administratë, janë të tredhur dhe nuk guxojnë as ti bëjnë “Like”, një fotoje të protestës në rrjetet sociale.

Ndaj ju shikojnë juve si shpresë.

Po të bësh një bilanc, deri tani të dyja palët kanë arritur nga një fitore.

Qeveria ia ka dalë që himn të protestës të shndërrojë thirrjen “Nuk duam politikë”, dhe stacioni i saj të vendoset tek Ministria e Arsimit dhe jo tek kryeministria.

Ndërsa protesta fitoi pushtetin e saj. Ditën e parë, kryeministri tha se “nuk jap para për ngelësat”. Por ditën e dytë i dha ato para dhe hapi zyrën, duke thënë se zyra është e imja, por pushteti është i të gjithëve.

Ndryshe nga protëstesit në Francë, Belgjikë, Holandë e gjetkë, ju nuk keni përballë një ushtri me policë e makina ujëhedhëse. Por ama keni bash mu në mes të turmës një ushtri me “Qorra”. “Qorra” të FRESSH-it, “Qorra” të FRPD-së, “Qorra” të LRI-së. Madje edhe “Qorra” të medias. I keni parë si luftojnë mes tyre kush të marrë kontrollin e protestës? E keni para si fotografojnë njëri-tjetrin dhe publikojnë më pas foto përkrah udhëheqësve politikë? Besoj e keni kuptuar se përse kur udhëtoni nga Korpusi i Universitetit për në vendin e protestës, “udhërrëfyesit” nuk ju lejojnë as të kaloni para kryeministrisë.

Megjithatë protesta tashmë është fakt. Qeveria, ka hapur dyer e dritare, e gatshme të plotësojë kërkesat tuaja që lidhen me universitetin. Në mos bëfshi revolucion politik me këtë protestë, një revolucion në arsim mund ta bëni. Asnjëherë nuk ka qenë mundësia më e mirë. Një qeveri e kënaqur që protesta nuk kërkon largimin e saj, është gati të bëjë çdo gjë që do ti kërkohet tashmë për universitetin.

Ju jeni 20 vjeçarë. Nuk i njihni kulisat e politikës dhe negociimit. As se ku i pikon çatia sistemit arsimor nuk e dini. Unë kam parë mes jush të rinj që janë rrëmbyer nga euforia e turmës dhe nën adrenalinën rinore sillen si heronj. Por është shumë pak për të qenë heronj, e akoma më pak për të hyrë në histori. Ndaj dëgjojini pedagogët tuaj. Jo ata që ju nxisin të endeni rrugëve tërë ditën e të paguni 200 Euro për provimin në fund. Por profesorët e vërtetë. Dhe të tillë ka shumë. Unë njoh shumë edhe personalisht. Janë ata që iu pikon në shpirt kur japin mësim në salla ku studentët ulen dy vetë në një karrige. Apo u japin diploma studentëve pa prekur një punë laboratori me dorë.

Mos i refuzoni dhe qytetarët e tjerë. Mos i pyesni njerëzit se ku e kanë shtëpinë e ku punojnë, kur vijnë në protestë. Le të jenë aty edhe minatorët që nuk kanë marrë statusin, edhe ish të përndjekurit që nuk kanë marrë paratë e burgut. Edhe ata që po iu shembet shtëpia. Nuk janë këta rreziku i protestës suaj.

Mos e shkërmoqni protestën me kërkesa periferike. Por bëni një veprim që ti shërbejë arsimit sot, nesër e në dekadat që do të vijnë. Sepse kjo që po bëni ju nuk ndodh çdo vit.

Unë jam i bindur që kjo protestë mund të themelojë një institucion, institucionin e pushtetit të popullit, i cili kur drejtësia nuk funksionon dhe kur qeveria bëhet arrogante me popullin, ai ngrihet dhe bën drejtësinë e vet. Kjo do të jetë fitorja më e madhe, që ka të bëjë me qeverinë e sotme, të nesërme dhe të pasnesërmen.

Nëse do ta përfundoni këtë protestë me heqjen e tarifës së provimeve të përsëritura dhe rinovimin e batanijeve të konviktit, atëherë po, do të hyni në histori. Por do të hyni për faqen e zezë.

Të nderuar miq dhe lexues, shpërndajeni këtë letër, me shpresën që të bjerë në sa më shumë duar studentësh dhe prindërish të tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit