Gjykata liron dy persona që kërcënuan Thaçin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.12.2018, 14:27

Dy persona që ishin arrestuar si të dyshuar për kërcënim ndaj drejtorit të KEK’ut, Njazi Thaçit, janë liruar sot.

Kështu ka konfirmuar për media Kryeprokurori i Themelores në Prishtinë, Imer Beka, i cili dha edhe arsyet e lirimit, raporton JOQ Kosova.

“ Prokuroria nuk ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit pasi që në veprimet e të dyshuarve nuk janë vërejtur elemente të kanosjes serioze”, ka thënë Beka.

Ndërkohë Kryeprokurori ka shtuar se edhe vetë Njazi Thaçi ka deklaruar se nuk ishte ndjerë i kërcënuar, por vetëm i frikësuar për familjarët pasi rasti kishte ndodhur afër shtëpisë.

Sidoqoftë, të dy të liruarit kanë vazhduar në procedurë të rregullt, që nënkupton se rasti do të vazhdojë të trajtohet përmes procedurave ligjore.

Ndryshe, drejtori i KEK-ut ishte kërcënuar tek shtëpia e tij para disa ditësh, me ç’rast ai ka thënë se kërcënuesit i kishin lënë një letër./JOQ Kosova

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit