Veriu i Shqipërisë rajoni më i varfër në Europë

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 10.12.2018, 12:14

Veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër në Europë, ku të ardhurat e banorëve janë vetëm sa 24% e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian.

Këto të dhëna janë publikuar nga Eurostat në një raport për prodhimin e brendshëm bruto (PBB) në nivele rajonale dhe i përkasin vitit 2016 dhe janë të bazuara në standardet e barazisë së fuqisë blerëse në raport me mesataren e 28vendeve të BE-së.

Shqipëria është e ndarë në tre rajone, Veriu, Jugu dhe Qendra. Të ardhurat për frymë të Veriut janë vetëm 23.8% të mesatares së BE, shumë më të ulëta sesa rajoni i dytë më i varfër në listë, që është Severozapaden i Bullgarisë, me 29.47%, sipas tabelës së publikuar nga Eurostat dhe të përpunuar nga Monitor.

Rajoni i tretë më i varfër i Europës është Jugu i Shqipërisë, me 29.52% të mesatares së Bashkimit Europian. Më pas renditen Mayotte në Francë (33.27%), dy rajone të Bullgarisë Yuzhen tsentralen (33.53) dhe Severen tsentralen (33.95).

Qendra e Shqipërisë, ndonëse është më e pasur sesa Veriu dhe Jugu, duke pasur të ardhura për frymë sa 34.45% e mesatares së BE, sërish është ndër më të varfërat e Europës, duke u renditur e shtata nga fundi. Në fakt, nga 7 rajonet më të varfëra të Europës, 3 prej tyre janë të Shqipërisë.

Si një e tërë, të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfërin e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në mal të Zi është rreth 40%.

Sipas raportit të Eurostat, pabarazitë që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme të BE-së mund t’i atribuohen një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë: ndryshimet e sjella nga globalizimi (si zhvendosja dhe kalimi i aktiviteteve prodhuese dhe shërbimeve), trashëgimia e ish sistemeve ekonomike, zhvillimet socio-ekonomike, largësia gjeografike dhe disponueshmëria e burimeve, duke përfshirë ato njerëzore. Këto manifestohen, ndër të tjera, në formën e privimit social, strehimit me cilësi të dobët, kujdesit shëndetësor ose arsim, shkallë më të lartë të papunësisë, ose infrastructure e papërshtatshme.

Një nga detajet më të habitshme të hartës është prania e xhepave të pasurisë relativisht të lartë që janë të dukshme për pothuajse çdo rajon të kryeqytetit. Kjo është më e lartë në një nga dy rajonet e kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar, Inner London-Ëest, ku të ardhurat për frymë për banor ishin më shumë se gjashtë herë se mesatarja e BE-28 në vitin 2016 (611%). Më pas renditet Luksemburgu (një rajon i vetëm në këtë nivel 258%), Irlanda Jugore dhe Lindore (rajoni i kryeqytetit irlandez, 217%) dhe Rajoni i Brukselit-Bruksel Hoofdstedelijk Gewest (kryeqyteti belg 200%).

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit