Studentët kanë dalë sot në protestë duke shënuar kështu ditën e 6-të të protestës së tyre. Ata kanë riformuluar edhe njëherë kërkesat e tyre, njëra prej të cilave është të bëhet Vetting në disa prej fakulteteve të Universitetit të Tiranës.
Studentët thonë se ka pedagogë të korruptuar brenda universiteteve ndërsa kanë guxuar të publikojnë emrat e tyre.
Në listën me pedagogë që dyshohen për korrupsion, janë Thanas Xhillari, Elida Hoxha, Rigena Sema, Juljan Fejzaj, Kujtim Dule, Polikron Dhoqina, Valentina Shehu, Nevila Xoxa.
Ajo çka bie në protestën e sotme studentore është se disa prej protestuesve janë të maskuar. Kjo sipas tyre për shkak se kanë denoncuar korrupsionin në radhët e pedagogëve dhe për këtë janë ndeshur me kërcënime jo vetëm për notën, por edhe kërcënime personale.
Një student është shprehur:
Ka pasur edhe nga ata që i kanë parë me dyshim studentët e maskuar, dhe me pretendimin se mund të jenë militantë politikë kanë kërkuar largimin e tyre nga protesta.