Kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe gjatë ditës, së sotme dialog me studentët.
Me anë të një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Rama publikoi një foto nga protesta, ndërsa bashkangjitur shkruante “MIRËMËNGJES dhe me rikujtesën për komunikimin e hapur, LIVE, sot në 11.00 në këtë faqe, me studentë a pedagogë të interesuar për të dialoguar mbi Universitetin, ju uroj një javë të mbarë”.
Pas kësaj ftese studentët i përgjigjen me ironi. Në një letër A4, një nga studentet mban në dorë përgjigjen ndaj kryeministrit: “ORA 11.00 DIALOG ME “UKËN”.
Por kush është Uka?
Uka është banor i zonës së së Astirit. Shtëpia e të cilit përfshihet nga projekti i Unazës së Re dhe nga kryeministri ky banor u reklamua si prishës i shtepisë së vet