Edhe ditën e sotme, megjithëse të paktë në numër, studentët e Universitetit të Gjirokastrës ‘Eqerem Çabej’ ka nisur të protestojnë me pankarta në duar në rrugët e qytetit.
Ata kanë treguar mbështetjen e tyre në ditën e dytë të protestës për studentët protestues që janë mbledhur aktualisht para Ministrisë së Arsimit.
Edhe studentët e Gjirokastrës kanë kërkuar përgjysmim të tarifave bashkë me 7 kushte të tjera të vendosura nga masat studentore.
Gjithashtu ata kërkojnë që protesta e tyre të mbahet jashtë politikës.