Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në qeverinë Rama 1 ka kërkuar që titujt shkencorë të dhëna në 30 vitet e fundit të mos njihen.
Në një postim në rrjetet sociale Manjani ka shkruar se Shqipëria nuk ka as doktorë shkencash e aq më pak profesorë.
Më tej ai shkruan se edhe të vetmen detyrë që kishim, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbajtjen gjallë të Albanologjisë, nuk po e bëjmë, pasi edhe lahutën na e morën serbët.
Postimi i plotë:
Shqipëria nuk ka as “doktorë shkencash” e aq më pak “Profesorë”.Zaten, nuk ka asgjë të re të shpikur nga asnjë shqiptar. As rrotën e as internetin nuk e kanë shpikur “doktorët” apo “profesorët” tanë. Të vetmen detyrë që kishim, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbajtjen gjallë të Albanologjisë, nuk po e bëjmë. Profesor Aleks Buda ka qenë i fundit Albanolog i klasit të lartë.Edhe lahutën na e morën Serbët. Ndaj ky shteti i sotëm duhet të paktën të njohë dhe pranojë me vetëm pak sinqeritet se Titujt Shkencorë pa shkencë nuk kanë asnjë kuptim!Titujt e dhënë deri më sot, përgjatë 30 viteve të fundit, duhen shumëzuar me 0. Ato prezumohen se janë kopje të vjedhura dhe të përkthyera, pra plagjiatura të pastra!