Shteti i Kosovës po bën përgatitjet e fundit para 14 dhjetorit, ku me votim në Kuvend të Kosovës do të shndërrohet mandati i FSK-së në ushtri.
Për këtë, përgatitje po ka edhe në mjete ushtarake, siç janë automjetet e blinduara të blera nga Amerika, raporton JOQ Kosova.
Para dy netësh ka arritur në kazermën “Adem Jashari” një kontigjent me 24 automjete të tilla, e të cilat janë vendosur në oborrin e kazermës.
Mësohet se këto mjete të blinduara janë në kuadër të mbi 50 milionë eurove që kishte ndarë Qeveria e Kosovës për të blerë mjete ushtarake.
Disa automjete ishin blerë më herët, ndërkohë që 24 të tilla erdhën dy ditë më parë, e janë paralajmëruar edhe të tjera para ditës së premtë.
Ndryshe, Kosova edhe 4 ditë do të krijojë ushtrinë e saj, e cila në një formë u kundërshtua nga NATO, me arsyetimin se nuk po bëhet në kohën e duhur./JOQ Kosova