Disa rrugë që lidhen me magjistralen nga Shkupi për në Prishtinë kanë pasur probleme mëngjesin e sotëm.
Kjo pasi gjatë natës reshjet janë shtuar dhe kujdesi për t’i pastruar ka qenë i vogël, raporton JOQ Kosova.
Në territorin e Maqedonisë janë paraqitur probleme të theksuara në rrugën magjistrale, ndërkohë që edhe territori i Kosovës ka problem bllokimin.
Ndonëse akoma jo problem të madh me borën, sa ka problem me punimet që po kryhen në autostradën që do të bëhet rruga kryesore që lidh Prishtinën e Shkupin.
Sidoqoftë, magjistralja Prishtinë-Shkup ishte vlerësuar si më e rrezikshmja për shkak se kanë ndodhur shumë aksidente me fatalitet, sidomos vitin e fundit./JOQ Kosova