Ulen tarifat e kompanive celulare brenda dhjetorit, 15% më pak për këto telefonata

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.12.2018, 21:58

Tarifat e kompanive celulare në vendin tonë mund të themi se po u përafrohen atyre të vendeve të tjera të rajonit apo BE. Së fundmi me një vendim të AKEP do të ketë një ulje deri në 15% për të gjitha thirrjet telefonike që bëhen jashtë operatorëve.

Kështu qytetarët shqiptarë do paguajnë më pak për thirrjet jashtë rrjetit dhe vendimi i cili tashmë ka hyrë në fuqi, pritet të japë efektet në fund të muajit dhjetor.

Drejtori i Rregullimit Ekonomik në AKEP Pajtim Melani shpjegon se ky vendim synon të barazojë tarifat për thirrjet midis kompanive të cilat konsiderohen të larta.

Në një deklaratë për Ora News ai ka thënë:

Tregjet e shumicës është në shifra të konsiderueshme, mbi 15% në vitin e parë të implementimit. Por sa dhe si do të reflektohet kjo në tregjet e pakicës, mbetet për tu analizuar me marrjen e të dhënave në muajt në vijim nga AKEP. Me masat rregullatore që ka marrë AKEP po shkojmë gjithmonë e më shumë drejt barazimit të thirrjeve brenda me jashtë rrjetit, pasi në vitet e mëparshme thirrjet jashtë rrjetit ishin shumë më të larta dhe thirrjet brenda rrjetit ishin shumë më të ulëta, rreth zeros.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit