Viktimat e pafajshme të varfërisë, emigranti kalon djalin 8-muajsh poshtë murit të SHBA-ve

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09.12.2018, 21:56

Një emigrant, që synon Amerikën, është fotografuar teksa kalon të birin 8-muajsh poshtë një muri ndarës në kufi. Ai është pjesë e një karvani të madh emigrantësh që duan të kërkojnë azil në SHBA.

22-vjeçari, Joel Mendez, e ka kaluar të voglin e tij, Daniel, poshtë një grope të krijuar nga muri, në mënyrë që ta marrë e ëma, në krahun tjetër.

Pamjet janë fotografuar në Meksikë dhe e para që u zvarrit poshtë murit ishte nëna e fëmijës, Yesenia Martinez.

Djali i vogël, i cili duket i qeshur pasi nuk e di akoma se ç’bëhet me botën, po pinte nga shishja e tij e qumështit ndërkohë qe e ëma kalonte kufirin. Kur ajo kaloi e sigurt në anën tjetër, Joel futi poshtë murit edhe djalin e vogël.

Vetë babai i fëmijës qëndroi në Tijuana për të punuar, pasi druhet se nëse kalon kufirin e pret menjëherë deportimi.

Joel dhe bashkëshortja e tij janë pjesë e numrit të madh të emigrantëve nga Amerika Qendrore, të cilët kanë mbetur rrugëve në përpjeke të dëshpëruara për të hyrë në SHBA, ku i pret ndoshta një jetë më e mire. JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit