Të rinjtë kanë ikur jashtë shtetit, ky është fshati që ka mbetur vetëm me pleq

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.12.2018, 21:08

Kohët e fundit është dhënë alarmi se Shqipëria po ngelet gjithnjë e më shumë pa të rinj, pasi ata zgjedhin të emigrojnë për shkak të jetesës së vështirë në vend, infrastrukturës së dobët, pagave të ulëta etj.

Provë e gjithë këtij fenomeni që po ndodh në shoqërinë shqiptare dhe që e pret trishtueshëm gjithë Shqipërinë është fshati Poliçan në Gjirokastër.

Ky fshat është vetëm 40 km larg qytetit mirëpo nuk ka rrugë e as të ardhura e për këtë arsye të gjithë të rinjtë janë larguar që aty. Tokat në këtë fshat prej vitesh janë të boshatisura. Dikur në to mbillej gruri, ndërsa sot mbin vetëm bari.

Ndonëse në fshat ka shkolla aty dhe kënd lojërash, aty nuk ka asnjë fëmijë pasi të vetmit që kanë ngelur janë pleqtë.

Disa prej banorëve të fshatit thonë se vendi është braktisur totalisht nga të rinjtë dhe se nocioni familje e madhe nuk ka më asnjë kuptim këtu.

Filip Pocani tregon për TCH:

Kemi qenë familje e madhe, rrinim bashkë. Tani kemi përfunduar vetëm. Familja e vogël bën jetë monotone. Nuk e mendonim të jetonim kështu, por fëmijët nuk kanë çfarë bëjnë këtu”.

Ndërsa një tjetër e moshuar thotë:

Prej 15 vitesh jetoj vetëm. Sot nuk të do më njeri. Unë kam jetuar me prindërit e burrit dhe jam kujdesur për vjehrrën e sëmurë.”

Fshati në verë vizitohet nga fëmijët e të moshuarve por edhe nga turistët, por tani në dimër të vetmit banorë janë burrat dhe gratë e moshuara.

Rinia kryesisht ka emigruar drejt vendeve të BE-së ose në Greqinë fqinje për të kërkuar një jetë më të mirë. Kështu, kushtet ekonomike dhe sociale i kanë detyruar ata që të braktisin prindërit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit