Protestat e studentëve vazhdojnë.
Bujë të madhe bëri sot konflikti që ata patën me pedagogun Jani Marka.
Por në rrjetet sociale po qarkullojnë foto të një vajze, pjesëtare të forumeve rinore të Partisë Demokratike.
Ajo ishte ndër protagonistet kryesore e cila po mundohet të përçajë protestën, duke larguar me forcë pedagogun.
Një gjë të tillë e pranoi edhe vetë pedagogu, i cili pranoi se nuk ishte larguar nga studentët, por nga militantë të partive politike.