Ditën e nesërme administrata do ta ketë pushim, por studentët jo.
Ata janë të vendosur që t'i shkojnë deri në fund kauzës së tyre dhe duket se "Dhjetori i dytë" do të vazhdojë.
Studentët kanë publikuar itinerarin për ditën e nesërme, ndërkohë që kanë zgjedhur dhe një ide gjeniale për të protestuar.
Kjo, pasi veç pankartave, studentët kanë njoftuar se nesër do të marrin edhe libër me vete.
Grumbullimi i studentëve të Tiranës nis si gjithmonë nga sheshi "Nënë Tereza" nga ora 08:30 deri në 09:30.
Më pas do të vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së Bllokut.
Studentët e Universiteteve në rrethe ftohen të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta.