“Rinia shqiptare do të shqyejë brekushet”, turpërohet publikisht Edi Rama

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 09.12.2018, 20:14

Avokati Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka shkruar, se rinia shqiptare pritet t'i shqyejë brekushet kryeministrit Edi Rama.

Po në këtë postim Ngjela shkruan se studentët e Tiranës ripërtërinë Shqipërinë, në kohën kur atdheu po jepte shipirt.

Avokati protestat e studentëve, i ka cilësuar si një thirrje të fuqishme kundër varfërisë.

Postimi i plotë:

Studentët e Tiranës po ripërtërijnë Shqipërinë. Ishte koha kur atdheu po jepte shpirt. Por koha solli më në fund një heroikë moderne dhe qytetëruese me anë të rinisë së vet studentore. Është thirrje e fuqishme kundër varfërisë së imponuar shqiptare dhe kërkesë e vendosur për reformimin e universitetit publik shqiptar. Studenti shqiptar sakrifikon varfërinë ekstreme të familjes së tij, për të marrë antidije – thjesht asgjë që t'i garantojë të ardhmen. E di kryeministri shqiptar këtë? As që i intereson, ai e ka ditur veten absolut. Tani, nga rinia shqiptare pritet t'i shqyhen brekushet me të cilat është tallur me varfërinë e shqiptarëve. Ky është caku ku duhet të ndryshojë koha: nga shëmtimi antishqiptar në një Shqipëri moderne pa korrupsion, me mirëqënie dhe drejtësi. Sot...nuk po ka më kryeministër, dhe as opozitë. Opozitës, studentati shqiptare i tregoi përbuzjen, kurse kryeministrit të trembur Po i tregon forcën. Kjo është një ripërtëritje historike e Shqipërisë me anë të modernitetit rinor: përbuzje për vjtërsirat e korruptuara, dhe fuqi dhe këmbëngulje kundrejt korrupsionit aktual. Është çasti historik i rikrijimin të profilit shqiptar. Shqipëria është sot një shoqëri pa profil të përcaktuar sepse ky profil i është dhunuar nga varfëria e imponuar. Studentët do krijojnë këto ditë profilin real të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Profilin anti korrupsion.Ripërtëritja moderne e Shqipërisë dhe e shqiptarëve është shpenzim i madh për të krijuar dijen moderne në Shqipëri.Shkencën dhe prodhimin e mallrave. Kulturën dhe drejtësinë.Kjo protestë po të shkojë deri në fund, do hapë realisht autostradën shqiptare drejt mirëqenies shoqërore dhe progresit nëpërmjet dijes dhe mendimit shkencor modern.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit