Një punonjës i Google është gjetur i pajetë në zyrën e tij në New York.
22-vjeçari Scott Krulcik me profesion inxhinier software humbi jetën në tavolinën e tij të punës.
Nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, edhe pse i riu nuk ka asnjë shenjë dhune në trupin e tij.
Ai madje nuk kishte pasur probleme shëndetësore të mëparshme, ndërsa njihej si njeri shumë pozitiv.
Vdekja e tij ka krijuar shumë polemika brenda kompanisë.