Dhuroi një fëmijë por u gëzua me katër të tjerë, Mediola i bën surprizë të ëmës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.12.2018, 20:35

Dy fëmijë të rritur tashmë Mediola dhe Ibrahimi i kanë bërë sot një surprizë të veçantë nënës së tyre Dhuratës.

Ata e ftuan në emisionin "Ka një mesazh për ty" ku treguan edhe historinë e dhimbshme nëpër të cilën ka kaluar nëna e tyre që në rininë e saj.

Mediola rrëfeu se e ëma u dashurua që 18 vjeçe dhe mbeti shtatzënë, por prindërit e saj nuk e pranuan këtë fakt. Ata e përzunë nga shtëpia dhe ndonëse ajo u martua më pas me dasmë, askush nga njerëzit e saj nuk i shkoi në ceremoni.

Përveç kësaj duke qenë se kunati i nënës së tyre, pra xhaxhai nuk mund të bënte fëmijë, ata i dhuruan fëmijën e parë. Zonja Dhurata mbeti sërish shtatzënë, por fatkeqësisht e humbi fëmijën në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Ajo dhe bashkëshorti menduan se nuk do bënin më fëmijë, por ndodhi mrekullia dhe ata u bekuan me 4 fëmijë të tjerë.

Mediola ka rrëfyer:

Kohët e fundit ne në familje kemi pasur diçka jo të mirë. Motra e madhe pati një divorc dhe djalin e saj e mban mami. Meraku jonë është që mami e vuan shumë, bashkë me babain, por mami e vuan më shumë dhe mendon se është ajo fajtore për atë që ndodhi. Mendon që nuk ishte e zonja që fëmija nuk eci në hapat e saj. Jemi këtu për t’i treguar se absolutisht nuk është faji i saj, ajo është më e mira dhe ka bërë punën e duhur si nënë.”

Ndërsa i biri, Ibrahimi i tha:

E mora guximin të vija këtu të të falenderoja, sepse ti e di që unë nuk jam tip i tillë. Ti e di që për mua je njeriu më i veçantë dhe e di që unë gjumë nuk fle pa më mbuluar ti. Kam ardhur të të falenderoj sot për gjithçka dhe dua që t’i të bëhesh shumë e fortë, sepse duhet ta dish që ke lindur dhe ke rritur shumë fëmijë të mrekullueshëm. Nuk dua t’i bëj vetes komplimente, por ti je një nënë që nuk ka fjalë për ty.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit