Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm, në krye të Punëve të Brendshme u emërua Sandër Lleshaj. Krahasime të shumta janë bërë për Xhafajn dhe Lleshajn.
Së fundmi Xhafaj dhe Lleshaj janë karahasuar , për makinat me të cilat shkojnë në Parlament.
Krahasimi ka nisur pas dy fotove, që janë bërë nga gazeta "Panorama".
Sandër Lleshaj ka zgjedhur një “Volkswagen”, ndërkohë që Fatmir Xhafaj, ashtu si në kohën kur ishte ministër, vjen në Parlament me një “Mercedes” tip i fundit, duke ia kaluar edhe ministrit aktual në këtë aspekt.