Aktorët dhe aktivistët e teatrit ftojnë studentët: Protesta ka nevojë të artikulohet

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 09.12.2018, 17:58

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shprehur mbështetjen për protestën e studentëve, teksa i ka thirru ato në një mbledhje lidhur me artikulimin më të saktë të protestës.

Sipas tyre protesta ka nevojë menjëherë të artikulohet, ose mund të shkojë dëm.

Me pak sugjerime sipas tyre protesta mund të bëhet edhe më e plotësuar.

Ata i kanë ftuar studentët tek godina e teatrit, teksa kjo do të jetë tema e ditës.

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit shkruan:

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit mbeshtet pa rezerva protesten studentore, duke qene nje forum i hapur, ve ne dispozicion hapesiren e fituar me nje akt te pashembullt okupimi, ne sherbim te diskursit publik per problemet universitare. Ne kemi shprehur solidaritetin tone, nuk duam te zevendesojme njeri, as te ndikojme nga jashte, po te hapim forumin tone per kauzen studentore. Protesta ka nevoje te artikulohet, perndryshe do te jete nje energji e shkuar dem. Jane te ftuar te gjitha grupimet universitare, te organizuar apo spontane, apo qofshin zera individuale – te gjithe ata, qe nuk kane asnje interes tjeter pertej universitetit. Ne si Aleance po ndajme nje platforme me 4 pika, te shperndare ne rangjet pedagogjike dhe studentore, te qarkulluar horizontalisht ne rrjetet sociale, qe korespondon nje mase te madhe me ate qe studentet kerkojne, ndoshta pak me e plotesuar. Keto jane sugjerime, po qe ne fakt i trajtojne ne thelb problemet emergjente. Nese nuk preket ligji, asgje thelbesore nuk ka per te ndryshuar. Propozimet si me poshte :
  1. Rivlerësim i buxhetit për arsimin e lartë:
    a. Mbi 4% si në gjithë rajonin.
    b. Pëgjysmim i tarifave të regjistrimit në programet arsimore.
    c. Vendosja e kartës së studentit me të gjitha të drejtat që përmban.
  2. Demokratizimi i jetës universitare: zgjerimi i së drejtës së votës, në 50% për studentët dhe 50% për pedagogët, në zgjedhjen e strukturave drejtuese të Universitetit, demokratizimi politikave kurikulare dhe administrimit te brendshem.
  3. Shkrirja e bordeve ekzistuese dhe rikonceptimi i administrimit të universiteteve në bazë të burimeve intelektuale njerëzore të vetë universiteteve.
  4. Pastrimi i universiteteve prej plagjiaturave, korrupsionit dhe reformimi i kritereve për përzgjedhjen e hallkave drejtuese të universiteteve. Bashkohuni sot ne ora 18.00, shperndajeni njoftimin..sot do flasim vetem per protesten studentore..#mestudentet

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit