Është mbyllur dita e pestë e protestës së studentëve.
Studentët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën e tyre edhe ditën e nesërme.
Edhe pas thirrjes së kryeministrit Rama për dialog, ata nuk kanë pranuar teksa kërkojnë zgjidhje të pikave të kërkuara nga to.
Ata madje i kanë dhënë ultimatum Ramës deri të martën, ku sipas tyre do të jenë me mijëra dhe do të përshkallëzojnë situatën.
Siç kanë bërë edhe ditët e tjera, studentët nuk janë larguar pa pastruar rrugën.