Një verë e re e gjelbër me përmbajtje alkooli prej 9.5 për qind ka dalë në shitje së fundmi, me shpresën se do të tërheqë konsumatorë me rastin e festave.
Vera jeshile e cila mban emrin“Winabis”, është një Sauvignon Blanc e përzierë me vajra të nxjerrë nga bima e kanabisit. Edhe vetë emri, “Winabis” është bashkim i fjalëve Wine që në shqip do të thotë verë dhe Cannabis.
E nxjerrë në shitje në internet nga Firebox për 19,99 euro shishja, pija, e cila nuk është e jashtëligjshme, shoqërohet me një pohim: mund t’iu bëjë tapë, por nuk do t’iu “drogojë”.
Në faqen e internetit të kompanisë, pija promovohet si një përzierje e rrushit me ëmbëlsi mesatare, lëngut të pjeshkës dhe vajt të përpunuar kanabisi.
Kompania thekson gjithashtu se pija është krejtësisht ligjore pasi i mungon e THC-ja, përbërësi natyror që jep efektet nga konsumimi i bimës narkotike.
Si duket, çdo ditë e më shumë po shtohen produktet që kanë në përbërjen e tyre kanabis të përpunuar, pra rrjedhimisht edhe të padëmshëm. JOQ Albania