Pas protestës së studentëve, ka reaguar për herë të dytë kryeministri Rama.
Ai i ka ftuar studentët në një dialog ditën e hënë live në Facebook.
Nuk dihet nëse studentët do të pranojnë këtë ftesë, pasi ata shpesh kanë përsëritur se nuk duan asnjë lloj dialogu, por plotësim të kërkesave të tyre.
Ky është reagimi i dytë i Ramës në lidhje me protestën e studentëve, të cilët kanë 5 ditë që protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit.