Neymar është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit me 222 milionë euro, por jo edhe për shumë kohë.
Barcelona po përgatitet për të bërë blerjen më të shtrenjtë në histori.
‘Daily Star’ ka raportuar ditën e sotme se Barcelona ka përgatitur një ofortë që arrin në 250 milionë euro për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane .
Pritet që në merkaton e verës klubi katalanas të bëjë lëvizjen më të bujshme në futboll.
Ardhja e Kane lidhet edhe me një largim të mundshëm të Suarezit i cili mund të shitet për të siguruar ndoshta gjysmat e të ardhurave.
Natyrisht, një ofertë e tillë do të ishte e parefuzueshme nga Totenhemi, duke qenë se shifra e ofruar i jep mundësi të hyjë fuqishëm në merkato.