E zbulon Komisioni: Thaçi përdori paratë e shtetit për promovim të librit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.12.2018, 13:46

Një Komision Hetimor Parlamentar në kuadër të Kuvendit të Kosovës, ka hartuar një raport përmes të cilit kërkohet të hetohet Qeveria dhe Presidenca lidhur me harxhimet për lobim.

Ndërkaq, në po të njëjtin raport, konstatohet e presidenti kosovar Hashim Thaçi, ka përdorur paratë publike për të promovuar librin e tij biografik, raporton JOQ Kosova.

“Në bazë të dokumenteve të prezantuara nga MPJ drejt Komisionit Hetimor Parlamentar, më 18 korrik të vitit 2017, Kompania ‘Alston & Bird’ ka dërguar faturën e punëve të kryera për muajin paraprak, pra qershor të vitit 2017. Fatura ka numrin 10900XXX. Ka titullin ‘Strategic Advice and Counsel’. Ka datë 18 korrik, 2017. Ka numrin e klientit: 065XXX. Ka numrin e lëndës 10900XXX. Shuma e faturës në fjalë është 65,000.00 dollarë. Në përshkrimin e punëve nga kompania, ndër të tjera, thuhet se ‘Senator Dole edited and revised his foreëord to President Thaçi’s upcoming book’. Përkthyer në shqip, ‘Senatori Dole, ka edituar dhe reviduar fjalën e tij hyrëse në librin e ardhshëm të Presidentit Thaçi’”, thotë raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar për shpenzimet për lobim.

Së këndejmi, Komisioni ka ftuar organet kompetente të Shtetit të hetojnë pagesën në fjalë mbi bazën e dyshimeve se fondet e lobimit janë përdorur për promovime personale, më saktësisht, për shkrimin e një pjese të librit të Presidentit Hashim Thaçi.

Ndryshe, presidenti Thaçi ishte kritikuar ashpër nga opozita dhe mediat rreth financimit të librit që fliste për jetën e tij./JOQ Kosova

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit