Nuk preku dot finalen e Këngës Magjike, Kastro shpërthen ndaj kolegëve: Piçivelër të rritur me margarinë industriale

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.12.2018, 11:41

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata finale e festivalit ‘Kënga Magjike’.

Mes shumë këngëtarësh, arriti të triumfonte Flori Mumajesi me këngën ‘Plas’.

Në mesin e këngëtarëve që nuk arritën të preknin finale, ishte edhe Kastro Zizo.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kastro ka shpërthyer ndaj kolegëve dhe artistëve të rinj, të cilët nuk i dhanë asnjë pikë.

Ai shprehet për to, se janë piçivelër të rritur me margarinë industrial, dhe tinguj të huazuar nga kazakët e mjerë, zbritur rishtazi në Bullgari e vendet sllave.

Ndër të tjera ai ka shtuar, se ndjehet i lumtur që nuk ishte pjesë e kësaj farse e hipokrizie.

Postimi i plotë

Nja 2 fjale per mos pjesmarrjen time ne finalen e "KM" mqs kam ende njerez qe me ndjekin muzikalisht dhe "shqetesohen" per mua. E para si çdo artist do doja shume te isha ne finale sepse pervec 20 vjetorit fundja per vlersim-rrjedhimisht dhe çmim shkojme, e dyta pasi pash finalen jam shume me i lumtur qe nuk isha pjese e nje farse, hipokrizie dhe pseudo lumturie ne syte e disave! Une i pari jam hipokriti me i madh, mjafton te shihni fleten time te votimit dhe 70% e atyre qe kam dhene pike ose me ngjajne medioker ose si kam degjuar fare! Pse kam votuar ashtu pra?! Per te qene dhe une si gjithe te tjeret, pa fjale dhe "probleme", i rregullt me sistemin...nje prerje si ai 70%-ndesh, pantallonat dhe xhupin njesoj, ushqimin dhe mendimet njesoj, muziken dhe tingujt njesoj...vetem se njesoj nga larg, nga lindja e larget! Po nejse...ky eshte "muhabet" tjeter, se shije shije kjo "dynjah"...fundja 500 vjet nuk jane pak! Drita, "leduolle" pa fund, femra-meshkuj te veshur e shveshur...show show show gjithandej...show qe duhet te kishe shishen e rakise prane qe te mund ti merrje ere here pas here ne rast se nuk do te dilte ndo1 pike lot nga kujtimet e atyre qe jane je jete me.te mire...po dhe ky eshte "muhabet" tjeter, fundja kur ke dritaren do e shfrytezosh per te ajrosur dhomen! Kalojme aty ku eshte thelbi: KENGETARET. Me vjen te qaj, plas, vuaj, shperthej, renkoj etj etj kur pash nje garrumbull "talentesh" te rinj qe vlersonin me 0 pike mua apo disa te tjere qe kane nje jete ne skene. Ca piçiveler te rritur me margarine industriale dhe tinguj te huazuar nga Kazaket e mjere zbritur rishtazi ne Bullgari e vende sllave...keta "te rinj" "talenter" qe japin ment dhe vlersime, keta! Jo te gjithe, kuptohemi...fundja formulen e dije do thoshte ndo1, pse morre pjese? Me te drejte pyetja...morra sepse here pas here dua te jap pak arome "intiligjence" , krenarie dhe ndoshta arome lirie, ajo qe shume aty-dje i mungonte. Por Shqiptaret e kane te veshtire te jetojne te lire, duan satrap mbi koke dhe hudhra me pak raki gardhi nen koke! Sa per "Biget", "Starat" etj etj qe me votuan si te isha ndo1 kafshe ne zhdukje zbritur nga Kilimanxharo i jap 1 perqafim te madh se shume shpejt do "ngallosemi" me bojra hipokrizie neper ambiente te ndryshme duke u puthur lehhte neper faqe me 2-3 cm distance. Nejse, mend per here tjeter me tha nje mik! Deri vitin tjeter po shkoj ne Bari ne nje festival lokal aty, sigurisht qe do marr çmim..dhe Barezet me ndjesi inferioriteti jane keshtuqe jam ok. Mire pra, kaq kisha te pylli me pisha!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit