Pedagogia në fakultetin e Ligjeve në Oksford, Rudina Jasini, ka folur rreth protestës së studentëve shqiptarë që sot hyn në ditën e pestë të saj.
Jasini shprehet:
Ajo që unë kam vërejtur është sesi pjesa më dinamike e shoqërisë ka treguar atë sensibilitet dhe ndërgjegjësim ndaj të drejtave të tyre.
Kur vjen nga larg ajo që shpesh herë vëren është gjendja e apatisë së shoqërisë shqiptare. Kjo protestë ka treguar për mua që ka nevojë për një thirrje dhe për një reflektim nga lidershipi shqiptar.”
E ftuar në studion e “Oranews”, Jasini u pyet se si e konsideron kërkesën për arsim publik falas?
Pedagogia tha:
Në një shoqëri ideale, me një ekonomi të mirë padiskutim që mund ta përballonte, mund të marrim rastin e Finlandës psh., por në fazën aktuale një ristrukturim dhe një reformë e arsimit kërkon deri diku një pagesë të bëhet.
Unë e kuptoj reagimin e studentëve ndaj pagesës që ishte vendosur për çdo provim, por nga ana tjetër i kushton sistemit që të krijojë mundësinë që ta japësh si provim për herë të dytë.
Besoj se do të jetë shumë e vështirë për të siguruar një arsim publik falas me këtë pjesëmarrje kaq të madhe që kemi në Universitet e Tiranës dhe rrethe.”