Përdhunoi që 6 vjeç vajzën e partneres, ndërron jetë 54-vjeçari në burgun e Peqinit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08.12.2018, 23:02

Një 54-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në burgun e Peqinit pas problemeve shëndetësore.

Ilmi Hoxha nga Fieri ishte arrestuar në vitin 2016 kur u zbulua edhe krimi monstruoz që ai kishte bërë.Në bashkëpunim me partneren e tij, Ilmiu kishte përdhunuar vajzën e kësaj të fundit,e cila ishte vetëm 12 vjeç.

Këtë vepër penale ai e kreu në bashkëpunim me Selvie Yzeiraj.

Gruaja së bashku me burrin me të cilin bashkëjetonte, abuzonin prej vitesh me vajzën e saj të vogël që kur ajo kishte qenë 6 vjeçe. Vajza tregoi në polici në atë kohë se akti seksual kryhej në sy të nënës së saj.

Më 16 shtator të vitit 2016 policia bënte me dije se në pranga ka vënë shtetasit Ilmi Hoxha dhe Selvi Yzeiraj, 52 dhe 40 vjeç, pasi kishin abuzuar seksualisht me vajzën, që gruaja kishte sjellë me vete. Në banesë të arrestuarve iu gjetën edhe 41.5 kg kanabis.

Në fund të gjykimit Gjykata dënoi me 23 vjet burg Ilmi Hoxhën dhe me 18 vite Selvie Yzeiraj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07. 12. 2018, në urgjencën e spitalit, ka ndërruar jetë shtetasi I. H., vjeç 54, banues në Fier, i cili ishte duke vuajtur dënimin në I E V P Peqin. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit