Do të luhet ditën e nesërme ndeshja mes Milan dhe Torino.
Kuq e zinjtë shpresojnë të marrin fitoren e dytë në kampionat, teksa presin në San Siro,Torinon.
Sfida do të luhet ditën e nesërme, ndërsa kanë dalë edhe disa statistika mjaft interesante.
Milan nuk ka pësuar asnjë humbje në 21 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur kundër Torino-s në (11 fitore, 10 barazime).
Ndeshja e fundit që kuq e zinjtë kanë humbur ndaj Torinos daton që në 1985.
Milan aktualisht renditet në vendin e katërt me 25 pikë, teksa Torino mban vendin e 7-të me 21 pikë.