Një fëmijë ka shpëtuar mrekullisht vetëm me disa plagë të lehta pasi vrapoi para një shoferi fillestar dhe u godit nga makina. Fill pas kësaj i mituri shpëtoi për një fije nga një makinë tjetër dhe më pas kaloi rrugën.
Ngjarja është shënuar në Nottingham, Angli.
Video shokuese e cila është regjistruar dje pasdite tregon momentin kur makina frenon, kur sapo ishte nisur makina pasi semafori tregonte ngjyrën e gjelbër për automjetet.
Në video autoshkolla me shoferin që po mësonte makinën afrohet drejt vizave të bardha ku njerëzit presin. Por papritur djali i vogël hyn në rrugë duke mos lënë kohë as për shoferin e ri dhe as për instruktorin e makinës për të frenuar.
Për fat të mirë djaloshi ka shpëtuar vetëm me disa plagë të lehta por shpresojmë që kjo të jetë një mësim për të mbi rrezikun që ka në rrugë.