Zbulohet partneri i “fshehtë” i Eni Vasilit, ja kush është inxhinieri që la Londrën për gazetaren

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08.12.2018, 14:32

Për më shumë se 20 vite që ka në ekran, gazetarja Eni Vasili është kujdesur që ta mbajë jetën e saj private sa më larg syve të publikut.

Por, mesa duket një nga “misteret” e saj është zgjidhur pasi gazetarja dhe, ai që thuhet se është parteri i saj, kanë marrë pjesë në një event të Lorik Canës.

Futbollisti i njohur, tri ditë më parë kishte ftuar krahas shumë personazheve VIP, edhe gazetaren Vasili, në premierën e dokumentarit të përgatitur për jetën e tij.

Midis Enit dhe shoqëruesit të saj atë natë janë parë disa detaje të veçanta si shikimi sy më sy apo kapja e dorës, njofton Panorama Plus.

Sipas miqve të gazetares dhe moderatores, kjo është një lidhje e cila ka filluar disa vite më parë.

Armandi, një inxhinier informatike, jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër dhe ndihej shumë mirë atje. Por, në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu u njoh me gazetaren dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.

Thuhet gjithashtu se Armandi u përpoq ta bindte Enin që ta merrte me vete në Londër, aty ku ai kishte krijuar prej vitesh një jetë shumë të mirë.

Por ajo, siç e ka thënë edhe vetë, ajo është e dashuruar me ekranin dhe profesionin e saj si gazetare dhe nuk ka pranuar ta lërë Shqipërinë. Kështu, Armandi vendosi të lërë Londrën dhe të vijë të jetojë në Tiranë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit