Një i ri ka torturuar shpinën e tij me qëllimin e vetëm që të merrte pak vëmendje në rrjetet sociale.
Me dëshirën për t’u bërë sensacion në internet, 19-vjeçari u kërkoi miqve të tij që t’i kapnin në shpinë një kuti të tërë me letra bixhozi. Dhe, “procesi” do të realizohej i gjithi duke përdorur kapëse metalike letrash.
Zach Halliday i ktheu kameras kurrizin ndërsa shoku i tij i kapte në shpinë plot 52 letrat e bixhozit në vetëm një minutë.
I riu nga Pensilvania, madje është shprehur se nuk mendon fare për pasojat e shpimeve, por është më shumë i shqetësuar që videoja e tij të bëhet virale.
Gjithsesi, gjatë videos ai mund të shihet teksa tund këmbën me nervozizëm ndërsa shoku i tij, Sean McCarthy, përdor kapësen e letrave për t’i ngjitur letrat në lëkurën e tij.
Pasi i hoqi të gjitha letrat nga shpina, Zach ka treguar se plagët në shpinë i kanë nxjerrë gjak për dy ditë rresht. JOQ Albania