Kina po dërgon sot një sondë e cila do të studiojë pjesën e pa eksploruar të Hënës, ose atë që quhet pjesa e errët e hënës.
Sonda e emëruar, Chang'e-4 ka si target të sajin Polin Jugor të satelitit tonë natyror si dhe një krater të madh të quajtur Von Karman. Ky krater në fakt është edhe më i madhi në sistemin tonë diellor.
Sonda pritet të bëjë një ulje të “butë” në këtë pjesë të hënës pas një udhëtimi 27 ditor nëpër hapësirë.
Eksplorimi i kësaj pjese të hënës si dhe kraterit mund të hedhë dritë të re mbi historinë dhe gjeologjinë e saj. Pritet që sonda të mbledhë shkëmbinj të cilët nuk janë parë kurrë më parë.
Studiuesit shpresojnë se thellësia e madhe e kraterit do t'u lejojë atyre të studiojnë mantelin e hënës, shtresa nën sipërfaqen e hënës.
Chang'e-4 është përshkruar si një projekt "jashtëzakonisht ambicioz" dhe pritet të jetë si një shenjë e qëllimeve në rritje të Kinës për të konkurruar në nivelet e eksplorimit të hapësirës në SHBA, Rusi dhe BE. JOQ Albania