Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ridërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës aktakuzën për veteranët që dyshohet se nuk plotësojnë kushtet për këtë status.
Aktakuza ishte dërguar edhe më herët, mirëpo ajo ishte kthyer në plotësim, dhe tek sot u ridërgua për vazhdim të procedurës, raporton JOQ Kosova.
Këtë gjë e ka konfirmuar për mediat e Kosovës vetëm prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, i cili shkurtimisht ka pohuar se aktakuza tani është në duart e gjykatës.
“Sapo e kemi dorëzuar aktakuzën e plotësuar sipas kërkesës së gjykatës në lidhje me veteranët”, ka deklaruar Hoxha.
Mësohet se po ashtu është kërkuar ndërprerja e pensioneve që njerëzit e përfshirë në këtë aktakuzë vazhdojnë ta marrin.
Ndryshe, Kosova ishte përfshirë nga një skandal i rritjes enorme të numrit të veteranëve, dhe për këtë patën nisur hetimet ndaj Komisionit që e kishte bërë vlerësimin./JOQ Kosova