Mediat angleze kanë publikuar sot një skandal që ka ndodhur te skuadra londineze e Arsenalit.
The Sun’ ka publikuar një video e cila i përket muajit gusht, e ku shfaqen lojtarët Shkodran Mustafi, Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette, Mattéo Guendouzi, Sead Kolasinac dhe Mesut Özil, duke u dëfryer në një klub në Londër.
Në video shihen këta futbollistë të cilët përdorin ‘hippy crack’, ‘helium’, i cili është i ndaluar rreptësisht në Angli.
Këto pamje sigurisht që nuk do t’u pëlqejnë aspak drejtuesve të Arsenalit, që shumë shpejt pritet t’u paraqesin gjobat përkatëse lojtarëve të tyre.