Serbët po frikësohen se Vucic është gati ta njohë Kosovën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.12.2018, 11:17

Shteti serb është tensionuar ditëve të fundit pasi opozita dhe njohës të politikave në Serbi po e akuzojnë presidentin, Aleksandar Vucic, se po bëhet gati ta njohë Kosovën si shtet.

Pas protestave dhe tensioneve në Kuvend, ku madje deputetët fjetën aty, ka folur edhe opozitar Vuk Jeremic, i cili po akuzon Vucicin, raporton JOQ Kosova.

Ai thotë se Vucic ishte takuar në Romë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, më 4 nëntor dhe ky takim lidhej direkt me vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Jeremic ka thënë se po krijohet atmosferë lufte, për t’u justifikuar njohja e shtetit të Kosovës duke e lënë të marrë ulëse në OKB.

“Nëse përkufizohen Serbia e Kosova në mënyrën në të cilën e duan Vucic e Thaçi, atëherë s’do të ketë pengesa që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Nëse bëhet anëtare e OKB-së, atëherë nuk ka më mekanizma të drejtësisë ndërkombëtare që të pengohet ndryshimi i kufijve në Ballkan, duke filluar nga formimi i Shqipërisë së madhe e më tutje”, ka thënë Jeremic.

Ndryshe, Kosova e Serbia janë futur në fazën përfundimtare të dialogut, dhe është duke u diskutuar intensivisht lidhur me një marrëveshje finale që do të përmbyllte kapitullin mbi 100 vjeçar./JOQ Kosova

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit