Finalja e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors mund të bëjë bashkë Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Të dy janë ftuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, teksa argjentinasi i Barcelonës ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Cristiano Ronaldo nga ana tjetër ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij siç shkruan AS.
Federata parashikon që të dy të ndjekin krah për krah këtë sfidë, por mendohet se Cristiano Ronaldo nuk do e pranojë këtë kërkesë.
Dy arsyet se përse ai mund të marrë këtë vendim sipas "AS" janë prezenca e Leo Messit, si dhe rikthimi në Bernabeu.
Federata është ende në pritje të një konfirmimi nga portugezi.