Është zbardhur më në fund shkaku teknik i rrëzimit të helikopterit të pronarit të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha.
Sipas hetuesve, sistemi që lidh pedalen e pilotit me helikën e pasme të helikopterit ishte shkëputur, duke bërë që ai të humbasë kontrollin, siç shkruan The Telegraph.
Ka kaluar më shumë se një muaj që nga ky aksident i tmerrshëm, ku presidenti i klubit humbi jetën së bashku me 4 persona të tjerë, hetuesit më në fund kanë dalë në këtë përfundim.
Kujtojmë se helikopteri humbi kontrollin pas momente pasi u ngrit nga stadiumi King Power, teksa u përplas përbri stadiumit.