Jeta Osh Qef
Home

Arta Marku e transferoi në Pukë, prokurorja humb fëmijën në muajin e katërt të shtatzënisë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06/12/2018 15:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prokurorja e Krimeve të Rënda Sonila Muhametaj denoncoi dy muaj më parë në Gjykatën Administrative kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.

Muhametaj kundërshtoi transferimin në Pukë pas përplasjes që pati me shefen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Mirëpo pavarësisht kësaj Marku e ka transferuar në Pukë prokuroren Muhametaj.

Kjo e fundit ishte në muajin e katërt të shtatzënisë dhe së fundmi ka humbur fëmijën e saj.

Për këtë mendohet të ketë ndikuar stresi psikologjik i situatës si dhe udhëtimet e përditshme në drejtim të Pukës.

Kujtojmë se Muhametaj pretendonte se duke e transferuar Marku ka shkelur ligjin për statusin e prokurorëve dhe ka tejkaluar kompetencat. Marku është akuzuar jo pak herë se në drejtimin e prokurorisë ka qenë e njëanshme dhe inatçore me vendimet që ka marrë.