Sot u zhvillua një ndeshje e pazakontë basketbolli nga studentet serbë të Kosovës në Mitrovicë.
Në oborrin e konviktit u organizua ndeshja “Fair Play në mënyrën e Brukselit”, ku disa studentë serbë luajtën me duar të lidhura kundër ekipit të ashtuquajtur “Sponsorët e Pavarësisë së Kosovës”, e gjyqtarë ishin “Bashkimi Evropian” dhe “EULEX-i”.
Sipas tyre, kjo përformanca u realizua me qëllim që të shfaqin, siç thuhet, pozitën e vështirë të serbëve të Kosovës për shkak të vendimit për taksë 100% për mallrat e Serbisë, transmeton JOQ Kosova.
Studenti, Aleksandër Arsenijeviç, tha se lojtarët që përfaqësuan “serbët e Kosovës” me duar të lidhura treguan se ata janë në një pozitë jo të barabartë për të luftuar. Ndërsa ekipi “Sponsorët e Pavarësisë së Kosovës” që u përfaqësua nga Britania, Gjermania, KFOR-i dhe SHBA-të, luajtën një lojë jo të drejtë duke shkelur rregullat që s’u penalizuan nga gjyqtarët.
Sipas studentëve kjo është mënyra e tyre e kundërshtimit të taksës 100%.
Ndryshe, edhe shteti serb zyrtarisht po lanson deklarata të ashpra në drejtim të Kosovës./JOQ Kosova