Jeta Osh Qef
Home

“Belka na shkatërroi”, dhia i ha 20 mijë euro kursime fermerit serb
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/12/2018 13:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një familje serbe që jeton në pjesën qendrore të Serbisë, e ka gjetur veten në një situatë të ngushtë pasi një nga dhitë i ka ngrënë partë.

Pasi i ndërpreu në mes ëndrrën për të zgjeruar fermën me paratë e ngrëna, fermeri u hakmor ndaj dhisë duke ua shërbyer gazetarëve që erdhën për të raportuar rreth rastit.

Familja Simivc nga Ranilovici, thuhet se po i ruante paratë për të blerë 10 hektarë tokë me qëllim që të zgjeronte fermën.

Çdo gjë po shkonte mirë, derisa bërën gabimin dhe i harruan paratë në tavolinë para se të takoheshin me shitësin e tokës. Veç kësaj, ata kishin harruar edhe të mbyllnin derën e shtëpisë.

Milena Simic ka thënë për portalin lokal, Aranxhelovac Info:

U zgjuam herët dhe numëruam paratë sepse po vinte pronari i tokës. Vendosëm paratë në tavolinë me qëllim që ta nënshkruanim kontratën dhe t’ia jepnim paratë. Pastaj shkuam në kuzhinë për të ngrënë. Vjehrri doli jashtë për të ushqyer lopët, si çdo mëngjes, por nuk e kuptoi se e kishte lënë derën e hapur. Ky ishte shkaktari i fatkeqësisë sonë.”

Njëra prej dhive të familjes, me emrin Belka (Bardhoshja) hyri në shtëpi dhe filloi t’i konsumonte paratë e lëna në tavolinë.

Milena sqaron më tej:

Kur dëgjuam zhurmën, burri doli dhe gati sa nuk pësoi sulm në zemër. Belka pothuajse i kishte ngrënë të gjitha. Vetëm 300 euro kishin mbetur, pjesa tjetër ishte ngrënë ose shqyer.”

“Belka na shkatërroi”, tha Milena e cila shtoi se bashkëshorti i saj nuk ka folur më asnjë fjalë qëkur dhia i hëngri paratë.