Jeta Osh Qef
Home

Tentoi ta eliminonte por doli huq duke u vetëplagosur, Lul Berisha sy më sy në gjykatë me Ahmet Ajetin
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06/12/2018 13:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kryetari i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha është përballur sot në një proces gjyqësor me Ahmet Ajetin, personin që tentoi ta eliminonte në vitin 2005.

Berisha ishte i shoqëruar në seancë nga avokati i tij mbrojtës, Detar Hysi. Ish-kreu i bandës së Durrësit nuk ka pranuar të dëshmojë me pretendimin, se është personi i dëmtuar në këtë proces.

Ahmet Ajeti akuzohet se më 30 gusht të vitit 2005, në bashkëpunim me Osman Korpuzin, u nisën nga Tirana për të vrarë Berishën, pas porosisë që kishin marrë nga dy persona.

Ahmeti është dënuar me 20 vite në mungesë, ndërsa Krimet e Rënda e hapën sërish çështjen, pas ekstradimit të tij nga Kosova 4 muaj më parë.

Atentati ndaj Lulzim Berishës dështoi, pasi Ajeti përpara se të arrinte te vendi ku ndodhej ish-kreu i bandës së Durrësit, u konfliktua me një person dhe nxori armën, duke u plagosur aksidentalisht. Ahmet Ajeti ndërkohë rezulton të jetë pjesë e bandës së Endrit Dokles dhe Adriatik Colit.