Sh. Fetahaj nga Peja mori para dy ditësh një plagë të rëndë në vendin e tij të punës.
Ai humbi dorën në një makineri ku punonte, dhe kjo plagë i mori jetën sot, shkruan JOQ Kosova.
Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës e kanë konfirmuar rastin, duke deklaruar se Sh.F nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që mori para dy ditësh.
“Mund t’jua konfirmoj që përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit, pacienti ka ndërruar jetë. Ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Intensive dhe gjendja e tij ka qenë e rëndë”, ka thënë zëdhënësi Shpend Fazliu.
Mediat kanë raportuar se Fetahaj nga Peja kishte qenë pjesë e UÇK-së, dhe tani gëzonte statusin e veteranit të luftës./JOQ Kosova